‘Ardhja e këshilltarit të Trump, kartë shërbimi’/ Meçe: Çështja e 21 janarit do thërriten të tjerë persona, ende nuk janë paraqitur Basha dhe Berisha

schedule21:15 - 11 Shkurt, 2025

schedule 21:15 - 11 Shkurt, 2025

Analisti Arben Meçe i ftuar në ‘Real Story’ u shpreh se ardhja e këshilltarit të Trump është një kartë shërbimi dhe atij i ndalohet të flasë në emër të Trump. Sipas Meçes, është një skemë manipulative që Berisha mendon se ka mbështetjen e SHBA, ndërkohë ndër të tjera analisti përmendi edhe çështjen e 21 janarit ku do të thërriten persona të tjerë që kanë dijeni përpara zgjedhjeve të majit, ndërkohë Sali Berisha dhe Lulzim Basha ende nuk janë paraqitur.

“Duket që kemi të bëjmë me një lobim që flitet për një vlerë jo të vogël. Ajo do të regjistrohet, kemi të bëjmë me një sipërmarrje që nëse nuk regj në Shqipëri do regjistrohet në SHBA dhe do të bëhet publike. Do të bëhet interpretim sepse do të bëhet transparenca, kontrata. I druhem faktit që jemi në një ngjarje që përbën në kapërcim në futjen e Berishës në axhendën amerikane, është një shoë i mirë. Disa deklarata, ky person i dha në emrin e Trump dhe të Amerikës, është një skemë manipulative. Nuk mund të dali dhe të deklarojë sepse është ndërhyrje në punët e brendshme sepse nuk ka mandat ta bësh një gjë të tillë. Deri dje ishte ambasada që përcillte politikën e presidentit ndërsa sot është presidenti ose delegatë të tij.

Këto kartat e shërbimit ne i përdorim si influencë, ky person që ka ardhur duhet parë si shërbim. Fakt është që ky ka qenë në një kontratë pune me Trump dhe i ndalohet të flasë në emrin e Trump. Doktori po luan me këtë kartë. Cështja e 21 janarit është në hetim dhe disa persona do të thërriten deri në zgjedhje si persona që kanë dijeni, dhe ndaj tyre mund të nis dhe çështje penale dhe masë sigurie. Nuk janë paraqitur ende Sali Berisha dhe Lulzim Basha.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!