Keylor Navas nuk e ka pritur aspak mirë kalimin e Gigio Donnarummës te PSG. Klubi francez nuk humbi shansin të siguronte me parametra zero një nga portierët më të mirë dhe të talentuar në planet.
Gjithsesi, një gjë e tillë ka zemëruar “gardianin” nga Kosta Rika, i cili ishte një ndër më të mirët e PSG-së në sezonin e fundit. Edhe pse zyrtarizimi nuk ka ardhur, Donnarumma ka gjetur akordin dhe sezonin e ardhshëm do të jetë titullar në ekipin e Mauricio Pochettinos.
L’Equipe shkruan se 34-vjeçari (ka kontratë me PSG deri në 2024) ka vendosur të largohet, pasi nuk pranon të qëndrojë në stol. Problemi është që për momentin nuk ka marrë asnjë ofertë zyrtare. /abcnews.al