Real Madrid është duke u treguar serioz për nënshkrimin e Jude Bellingham nga Dortmund.
Sipas raportimeve nga “Fichajes”, Real Madrid ka fituar konkurrencën me Liverpool për nënshkrimin e mesfushorit anglez të Dortmund, të cilët e konsiderojnë si blerjen e parë në merkaton e verës.
Talenti 19-vjeçar, autori i 9 golave dhe 2 asistimeve në 19 paraqitje sezonale me klubin gjerman, është piketuar nga drejtuesit e Realit si pjesë e mesfushës së tyre.
Ancelotti thuhet se do të rigjenerojë mesfushën, ku pritet që sezonin e ardhshëm, nëse Bellingham vjen, reparti do të përfaqësohet me Camavinga-Tchouameni-Bellingham./ h.ll/abcnews.al