Meghan Markle solli në jetë Archie-n e vogël në 2019-ën dhe që atëherë shumë gjëra kanë ndryshuar. Princi Harry dhe Dukesha e Sussex-it tani jetojnë në Kaliforni dhe kanë nisur një jetë të re larg detyrave mbretërore.
Markle, së fundmi, ka marrë pjesë në emisionin e Ellen DeGeneres duke treguar një tjetër anë të saj, teksa ka pasur rastin të flasë për vajzën e vogël por edhe për familjen e saj. Meghan ka shfaqur një foto të rrallë të Archie-t të vogël, duke treguar se si e shijon përditshmërinë e tij.
Archie është 2 vjeç dhe siç shihet në foton që Meghan ka postuar, i pëlqen shumë jeta në natyrë. I vogli mban një shportë dhe përgatitet të mbledhë vezët nga pulat. Fytyra e tij nuk duket teksa pozon mbrapa, por duken flokët e kuq që janë njësoj si babai i tij.
/abcnews.al