Arbnora Idrizi ka realizuar flamurin e Kosovës në Skënderaj me letra, për të cilin është vlerësuar nga Guinness. Në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit”, duke folur për këtë projekt tejet të veçantë, ajo tregoi se bashkë me stafin e saj kanë shpenzuar 14 orë punë, dhe se kishte për qëllim që kjo të ishte një dhuratë për Pavarësinë e Kosovës.
“Ka qenë një punë e mundimshme, e kemi nisur me 6 Shkurt dhe e kemi përfunduar për 14 orë. Ka qenë e vështirë por është dashur që t’i realizojmë pjesët e letrës pasi vështirësit kanë qenë që në momentet e para. Kemi patur vështirësi tek pjesa e lidhjes së yjeve pasi është dashur që copat të numërohen dhe të koordinohen me njëra-tjetrën.”, u shpreh Arbnora. /abcnews.al

