Sfida e parë çerekfinalen e këtij Botërori Uruguai Francë, do të gjykohet nga një arbitër argjentinas. Një lajm që ka bërë jo pak bujë duke qenë se ishte pikërisht Franca ajo që eliminoi Argjentinën.
Të premten dhe të shtunën do të zhvillohen çerekfinalet e Kampionatit Botëror, ku 8 ekipe janë në garë për trofeun e madh.
FIFA ka përcaktuar dhe gjyqtarët që do të arbitrojnë në këtë fazë.
Kështu ndeshjen e parë mes Uruguait dhe Francës, më i përfoluri është arbitri nga Argjentina, Nestor Pitana për shkak të kombësisë së tij.
Një zgjedhje që në fakt ka bërë bujë, pasi ishte pikërisht Franca ajo që e eliminoi Argjentinën nga Botërori.
Për këtë arsye gjykimi i francezëve nga një argjentinas ka ngjallur dyshime ende pa nisur sfida. /abcnews.al