Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Arbërishtja gjuha e zemrës”/ “Po ku ka si ti o Shqipëria ime” këndohet në Bolonja

schedule22:59 - 3 Dhjetor, 2025

schedule 22:59 - 3 Dhjetor, 2025

Atmosferë elektrizuese, përcolli emisioni ‘Të gjitha rrugët të çojnë në Romë’, ndërsa ndodhej në Bolonja të Italisë, ku përcolli festat kombëtare, që bënë bashkë shqiptarët atje. Mes tyre edhe shumë arbëreshë të cilët shprehen se gjuhën shqipe e kanë pjesë të përditshmërisë së tyre.

“Jam Gjergji Fusko, pjesë e grupit ‘Shega’ të arbëreshëve thotë në Hora e Arbëreshëve, që  njihet si kryeqytet i arbëreshëve, se edhe sot e kësaj dite flitet gjuha arbëreshe në përditshmëri dhe jo vetëm në kontekstin familjar. E mësojmë në shtëpi, në familje, në komunitet, e flasim çdo ditë. Jemi ftuar nga Shoqata Korabi, morëm me gëzim ftesën, është një gëzim i madh të jemi këtu, për të festuar. Mësimi i gjuhës shqipe, është diçka shumë e bukur, arbërishtja është për mua gjuha e zemrës. Kam kujtime të bukura kur mësoja arbëresh në shkollë, është një gjuhë që mund të jetë letrare.”

Jemi këtu të gjithë bashkë, jam arbëresh. Jam anëtar themelues i shoqatës Korabi. Për ne është shumë mirë që të mësohet gjuha shqipe.” thotë një tjetër arbëresh, avokat tashmë në Itali.

Luixhi Lafuza, arbëresh e Kalabrisë kujton se erdhi vetëm 7 vjeç në Bolonja, ndërsa sot shënon 42 vjeç.

“Kur erdha në Bolonja isha 17 vjeç tani jam 42, jam thuajse bolonjez. Nis studimet këtu, më pas u martova, dhe jetoj përfundimisht këtu në Bolonja.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!