Ylli i Kosovës, Arbër Zeneli është bërë me skuadër të re sipas lajmeve të fundit që vijnë nga Turqia.
Siç bëhet e ditur nga gazetari turk, Yagiz Sabuncuoglu, skuadra e Adana Demirspor e ka transferuar Arbër Zenelin. Zeneli i është bashkuar Adana Demirsporit nga skuadra franceze Reims, ku kaloi pesë sezone.
Ylli kosovar nuk ka minutazh të kënaqshëm te Reims dhe ka pranuar largimin nga klubi francez për t’iu bashkuar Superligës së Turqisë. Sezonin e kaluar, Zeneli arriti të bëjë 26 paraqitje në të gjitha garat me Reims, duke regjistruar një gol dhe katër asistime mbi emrin e tij.
Ndërkaq, gjatë karrierës së tij si lojtar i Reims, Zeneli ka arritur të regjistrojë nëntë gola dhe 14 asistime./ h.ll/abcnews.al