Pas triumfit në kampionat, “gjigantët” ballkanas, të Dinamo Zagreb kanë arritur të sigurojnë edhe Kupën e Kroacisë, pasi mposhti me rezultatin e thellë, 1 me 3 skuadrën e Rijeka, në një finale ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim kjo pasi ky kompeticion ka një format finaleje me dy takime.
Me ndeshjen e parë të mbyllur në rezultatin e barabartë 0 me 0, këtë herë Dinamo triumfoi me shifrat 1 me 3, duke marrë edhe trofeun e dytë sezonal në vend, teksa titullarë në këtë takim ishin sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Arbër Hoxha i cili dha edhe asist në golin e dytë të Dinamos së Zagrebit, por edhe Lindon Selahi për Rijekën, i cili qëndroi në fushë për më shumë se 70 minuta.
Arbër Hoxha iu bashkua Dinamos së Zagrebit në janar dhe në pak muaj ia doli të fitojë dy trofe, Kupën dhe Kampionatin, teksa Rijeka mbylli sezonin pa trofe, ndonëse provoi të rivalizojë kryeqytetasit në të dy kompeticionet. /i.m /abcnews.al