Balina Bodinaku dhe Arbër Hajdari hynë mbrëmë brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Ata shijuan një darkë me banorët pas propozimit nga Vëllai i Madh për të takuar miq dhe të afërm. Por për këtë banorët do të duhet të paguanin dhe shifra do të zbritet nga çmimi i madh.
Teksa bisedonin, në një moment të caktuar, ishte Arbri që i drejtohet Donaldit duke i thënë se pse po rrinte vetëm disa ditë në qëndrimin e tij brenda shtëpisë.“Po ti çfarë pate që rrije ca ditë vetëm? Ju s’jeni armiq, thua se keni betejën”, iu drejtua Arbri.
“Janë ca gjëra që të vrasin”, tha ai duke mos dashur të cekë këtë temë. Ai i referohej debatit të ashpër që pati me Einxhel pasi deklaroi se ai është bërë i njohur prej Bora Zemanit. Më pas, debatuan dhe për largimin e Einxhel nga Binjakët Show. /abcnews.al