Mbrëmjen e sotme, Arbër Hajdari dhe partnerja e tij, Vlera Devolli do të kurorëzojnë dashurinë e tyre disa vjeçare. Ata pritet të mbajnë një dasmë madhështore në kryeqytet, pas asaj të zhvilluar të premten në darkë në Pejë.
LEXO EDHE: 24 orë nga dasma e madhe, Arbër Hajdari ndan foton e parë si dhëndër
Mësohet se sonte në dasmë do të interpretojnë disa emra të njohur këngëtarësh si Anxhela Peristeri, Klajdi Haruni, Valbona Mema, Gena dhe shumë të tjerë.
Ndërkohë, më herët u publikuan edhe disa foto të Vlerës si nuse dhe të gjithë arritën të dallonin që tek ajo dominonte thjeshtësia.
LEXO EDHE:Martohet Arbër Hajdari, publikohen fotot e para të nuses nga dasma në Kosovë
Kujtojmë që bukuroshja është vajza e një biznesmeni në Kosovë dhe ajo prej disa muajsh është shpërngulur në Shqipëri, ku po bashkëjeton me ish-opinionistin e “Big Brother VIP”./abcnews.al