I ftuari i tretë në emisionin “Thumb” ishte sipërmarrësi dhe moderatori i njohur i emisionit të mëngjesit në RTSH “Mirëmëngjes Shqipëri” Arbër Çepani. Ai u ka rrëfyer Fatmës dhe Aulonës edhe për jetën e tij personale, përveç sipërmarrjes dhe aktiviteteve të ndryshme.
Arbri u shpreh se flirtimi edhe nëqoftëse je i martuar nuk i bën keq askujt sepse të krijon disa ndjenja të veçanta. Por i pyetur nga Aulona nëqoftëse do ta mendonte këtë kur të martohej edhe për gruan e tij Arbri u shpreh kështu:
“Unë kam pasur disa faza xhelozie. Kur erdha nga Italia isha -0 xheloz. Ndërsa kur fillova të njihja vajzat dhe meshkujt në Shqipëri ndryshova. Vajzat këtu kanë një hall shumë të madh nuk di si ja dalin me meshkuj. Meshkujt shqiptarë janë shumë shpellarë në mënyrën se si sillen qoftë ndaj vajzave, por edhe se si bashkëbisedojnë me njëri-tjetrin. E pas kësaj mendon se kështu mund të flisnin edhe për të dashurën tëndë e fillon të zien diçka, xhelozi. Por nuk ia vlen të mërzitesh për xhelozi” – ka përfunduar Arbri./abcnews.al