Arbenita tregon pse nuk i hap vajzës Instagram dhe “thumbon” nënat e famshme

schedule14:20 - 29 Tetor, 2021

schedule 14:20 - 29 Tetor, 2021

Kohët e fundit është në një “trend” hapja e llogarive personale të bebushëve në Instagram. Personazhe të shumtë që janë bërë prindër së fundmi, kanë vepruar kështu duke nisur nga Ledri Vula dhe Sara Hoxha, Mozzik dhe Loredana, Tuna, Elita Rudi dhe Gjiko. Mirëpo, Arbenita Ismajli ka vepruar ndryshe.

Modelja dhe partneri i saj, Fero mirëpritën vajzën Nina pak muaj më parë, me të cilën kanë ndarë shpesh foto. E pyetur nga ndjekësit se përse nuk i ka hapur një llogari vogëlushes, Arbenita ka dhënë një përgjigje, me të cilën lë të kuptohet se është një thumb për nënat e reja të showbizz-it.

“Ende nuk është e rritur mirë dhe edukuar për këtë gjë. Instagrami ka anët pozitive po edhe negative. Mendoj se i takon asaj kjo zgjedhje dhe jo mua”, është përgjigjur Arbenita.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!