Arbenita Ismajli reagon ndaj thashethemeve për një ndarje nga Fero

schedule07:21 - 28 Shtator, 2021

schedule 07:21 - 28 Shtator, 2021

Arbenita Ismajli dhe Fero janë përfolur kohët e fundit se kanë pësuar një krizë në marrëdhënie. Spekulimet për një ndarje nisën për faktin se ata të dy nuk ndjekin më njëri tjetrin në rrjete sociale.

Për më tepër, disa postime të reperit u panë sikur ishin kunj për nënën e fëmijës së tij. Megjithatë kjo është plotësisht e pavërtetë. Ata kanë adresuar këto spekulime nëpërmjet një videoje në Instastory.

Reperi dhe modelja shihen bashkë në makinë mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit, duke treguar kështu se asgjë që është folur për ta nuk është e vërtetë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!