Arben Shkodra: Të diskutohet taksimi për sipërmarrjen, taksa e sheshtë me e pranueshme

schedule21:19 - 1 Korrik, 2020

schedule 21:19 - 1 Korrik, 2020

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptar, Arben Shkodra nga studio e emisionit “Byro Politike” me Juli Xhokaxhi, këtë të mërkurë ka komentuar vështirësitë me të cilat po përballen sipërmarrësit.

Shkodra në fjalën e tij ka theksuar se është e rëndësishme që forcat politike të diskutojnë dhe të kthejnë vëmendjen tek taksimi i sipërmarrësve.

Gjithashtu ai ka theksuar se taksa e sheshtë është një ndër politikat më të mira dhe të thjeshta për sipërmarrësit.

Nëse pyet një sipërmarrës së si i do taksat normalisht që do të thotë se do më të ulëtat. Unë besoj që përpara se forcat politike të diskutojnë për taksimin që është bërë problem për sipërmarrjen, pasi është bërë një pasiguri tek ato, më pas kthehet në dhimbje. Taksimi i sheshtë para shumë vitesh ishte shumë interesant pasi është shumë i thjeshtë për tu llogaritur por që më pas sipërmarrësit e kuptuan se është një rritje në lidhje me këtë.

Kemi krijuar një sportel online për të aplikuar por ka kosto të madhe. Ne kemi kërkuar që të rikthehet diskutimi për lehtësimin e procedurave dhe të tarifave. Unë besoj se taksa e sheshtë është më e mirë pranuar nga sipërmarrësit. Lehtësimi i taksës nga sipërmarrësit është i kërkuar nga sipërmarrësit. Ne nuk mund të themi 9 % dhe më pas të mos e dimë se se çfarë prodhon ai e rëndësishme është që ne të jemi të kujdesshëm kur lançojmë këto paketa”, është shprehur Shkodra. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!