“Arben Lleshi dyshohet se ishte shënjestra e atentatit të Sokol Mjacajt”, detaje të reja nga ngjarja e rëndë në burgun e Peqinit

schedule17:20 - 15 Dhjetor, 2023

schedule 17:20 - 15 Dhjetor, 2023

Detaje të reja ka dalë në lidhje me ngjarjen e ndodhur këtë të premte në burgun e Peqinit, ku Sokol Mjacaj qëlloi me armë zjarri ndaj dy të dënuarve të tjerë Ilir Xhakajt dhe Arben Lleshajt.

Gazetari Ermal Vija tha në një lidhje për “News Line” se dyshimet e para kanë të bëjnë me një atentat të porositur nga jashtë.

“Arben Lleshi dyshohet se ishte shenjestra e atentatit të Sokol Mjacajt. Ky i fundit mund ta ketë siguruar këtë armë dhe e kanë futur përmes dronit në ambientet e burgut”, zbuloi Vija.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm nga Prokuroria e Elbasanit dhe po punojnë për të zbardhur ngjarjen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!