Arbana Osmani: Për atë që dua do shkoja edhe në hënë

schedule11:18 - 31 Maj, 2022

schedule 11:18 - 31 Maj, 2022

Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Arbana Osmani është shumë aktive në rrjetet sociale. Këtë herë ajo i ka dhënë mundësi ndjekësve të saj në Instagram të bëjnë pyetjet që dëshirojnë.

Njëra prej tyre i ka kërkuar një këshillë personale se çfarë do të bënte po të ishte në vendin e saj dhe të kishte të dashurin jashtë shtetit.

Arbana nuk ka nguruar ta ndihmojë, duke i thënë se ajo vetë do të bënte gjithçka për personin që dëshiron, madje do të shkonte edhe në hënë.

“A ia vlen se di, por unë do bëja gjithçka për atë që dua. Në hënë do shkoja”, ka shkruar moderatorja.

Kujtojmë që ajo dhe partneri, Eduart Grishaj shumë shpejt do të bekohen me një vajzë, pasi Arbana është në pritje të ëmbël./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!