Në fillim të finales së madhe të “Big Brother VIP”, moderatorja shumë e dashur nga publiku, Arbana Osmani dha lajmin e ëmbël se është shtatzënë. Ajo tha se është në pritje të fëmijës së saj të tretë, duke befasuar të gjithë publikun.
“Këtë vit Big Brotherin e kanë prezantuar dy veta”, u shpreh Arbana shumë e lumtur, teksa jepte këtë lajm kaq të gëzueshëm për të.
Burimet për “Kryefjala” bëjnë të ditur se moderatorja është në muajin e saj të katërt dhe është në pritje të një vajze. Arbana ka edhe dy djem, Joni dhe Diellin e vogël, që është një nga fëmijët më të pëlqyer në Instagram./abcnews.al