Arbana Osmani në zi, humb personin e shtrenjtë të familjes: Do më marrë malli

schedule20:59 - 16 Shkurt, 2021

schedule 20:59 - 16 Shkurt, 2021

Sot është një ditë shumë e trishtë për moderatoren e dashur nga publiku, Arbana Osmani.

Ajo ka njoftuar në rrjetet sociale se ka humbur gjyshin e saj.

Krahas një fotoje ku shihet me gjyshin e gjyshen e ndjerë, Arbana ka dhënë lajmin e hidhur duke e shoqëruar me fjalët prekëse: “Ma puth fort Nanën, o gjysh! Ah, sa do më marrë malli për ju”.

Kujtojmë që në shkurt të vitit që lamë pas, moderatorja humbi gjyshen e saj. Në atë kohë, ajo postoi një foto ku u shfaqën të dyja të buzëqeshura.

“Sa shpirt të kam! Mirupafshim atje lart”, shkruante Osmani.l.k/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!