Arbana Osmani, në pritje të fëmijës së parë me Eduartin

schedule10:27 - 7 Maj, 2020

schedule 10:27 - 7 Maj, 2020

Dy të dashuruarit, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj festojnë ditëlindjen të dy në të njëjtën ditë, 7 maj.

Por këtë ditëlindje ata kanë një arsye akoma më të madhe për të gëzuar.

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të bëhen prindër. Lajmin e bën me dije vetë moderatorja e dashur, e cila s’mund të jetë më e lumtur se kaq për fëmijën që do të kurorëzojë dashurinë e tyre.

Arbana do të bëhet nënë për herë të dytë, pas djalit të parë Jonit, që me siguri po gëzon shumë për beben që do vijë.

Osmani dhe Grishaj jetojnë prej kohësh një histori të bukur, që nisi nga “Dua të të bëj të lumtur” në “Top Channel”, që siç duket i ka bërë shumë të lumtur autoren dhe regjisorin e programit aq të dashur të së shtunës./abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!