Drejtori i zhvillimit të vaksinave në GEOVAX në SHBA, Arban Domi në një intervistë për “ABC” me gazetaren Juli Xhokaxhi theksoi ulja e numrave të shtrimeve në spitalet Covid në Shqipëri nuk ka ardhur si pasojë e vaksinimit masiv, por si rezultat i imunitetit të tufës për të cilën shprehet e
Ai gjithashtu komentoi edhe vendosjen e karantinës 2-javore për emigrantët nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia.
Për të ky është një vendim absurd, pasi shton se aeroportet dhe lëvizjet në vende të tjera janë të hapura.
Ndërsa e konsideron një vendim pa bazë shkencore, Domi thotë se është e palogjikshme që personat e kanë kaluar Covid apo që e kanë marrë vaksinën të vendosen në karantinë.
“Greqia dhe Maqedonia kanë numra më të lartë ditor se Shqipëria, por ndërkohë Kosova , Mali i Zi Serbia i kanë numrat shumë më të lartë se Greqia. Është absurditet të bësh karantinë kur aeroporti është i hapur dhe lëvizjet e tjera janë të hapura.
Sot flitet shumë për vaksinimin në Shqipëri dhe në këtë vendim nuk u tha që kush ka bërë vaksinën nuk ka përse të vaksinohet po ashtu edhe një person që e ka kaluar Covid nuk ka përse të futet në karantinë. Ky vendim nuk ka asnjë bazë shkencore dhe për mendimin tim nuk ka lidhje fare me shëndetin”, tha Arban Domi.
/abcnews.al/