Teuta mori një fitore shumë të rëndësishme kundër Laçit në Kurbin, teksa arritën të fitonin me rezultatin minimal 1-0, ku golin e vetëm arriti ta shënonte Rubin Hebaj.
Pas ndeshjes trajneri Renato Arapi tregoi se skuadra e tij vinte nga një gjendjen psikologjike aspak e mire, ndërsa kjo fitore shpreson t’i japë frymë ekipit.
“Vinim nga një gjendje psikologjike jo e mirë. Punuam shumë edhe në goditjet standarte, që shënuam. Fushë e vështirë, Laçi ka cilësi, ishte e vështirë, por përgëzoj djemtë, ata treguan angazhim maksimal.
Kemi punuar edhe për fazën e mbrojtjes. Patëm edhe sot probleme, sidomos te mbulimet e sulmuesve kundërshtarë, kështu që duhet të vazhdojmë të punojmë.
Kishim besim, edhe pse e dinim se ishte fushë e vështirë, edhe sepse Laçi vinte nga katër rezultate negative. Të përmirësohemi nga java në javë, pikët janë shumë të rëndësishme”, deklaroi Arapi. /f.a/abcnews.al