Arapi: Kupa është “varka e shpëtimit”, rikthej besimin te ekipi

schedule16:58 - 27 Janar, 2022

schedule 16:58 - 27 Janar, 2022

Teuta ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme përballë Skënderbeut në Korçë në sfidën e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë të luajtura mes tyre.

Heroi i takimit ishte padyshim Rubin Hebaj, i cili i dha fitoren skuadrës durrsake, por njëkohësisht i dha fund edhe ecurisë negative prej 4 ndeshjesh.

Pas ndeshjes, trajneri Renato Arapi ka folur për rikthimin e tij në krye të Teutës, ku gjithashtu u shpreh i lumtur që skuadra bëri kthesën pas disa javësh pa fitore.

“Varka e shpëtimit për momentin është Kupa, por duhet të përmirësohemi edhe në kampionat. Sigurisht që na kënaq rezultati, rikthen besimin tek ekipi. Terreni nuk na lejonte të luanim shumë futboll, e bazuam lojën te topat e gjatë dhe goditjet standarte. Ekipi ishte i ngjeshur.

I vendosëm të dy Vilat afër qendërmbrojtësve të Korçës, që të kishin afër Hebajn dhe të bënim presion te pesë mbrojtësit e tyre. E bëmë shumë mirë, të vazhdojmë kështu përpara.

Fusha në këto kushte edhe në kampionat? Atëherë do të jetë i njëjti skenar si sot. Shpresoj të jetë pastruar deri të hënën, që të bëjmë një futboll më të mirë të dy ekipet.

Ecuria? Kam besimin që do të bëjmë mirë edhe në kampionat. Na ka munguar loja në grup në fazën e mbrojtjes, do punojmë ta rregullojmë”, deklaroi Arapi.  /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!