Arapi: Jam i kënaqur me 3 pikët, një fitore ndaj Kukësit na afron me vendit të katërt

schedule19:21 - 24 Prill, 2022

schedule 19:21 - 24 Prill, 2022

Teuta u rikthye te fitorja në kampionat pas 3 javës, teksa ditën e sotme mposhti minimalisht skuadrën e Dinamos, në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena”.

Një fitore që vjen ndaj një rivali direkt për mbijetesë, teksa në deklaratën pas ndeshjes trajneri Renato Arapi ishte shumë i lumtur që skuadra e tij mori 3 pikët.

Tekniku i durrsakëve theksoi gjithashtu se edhe ndaj Kukësit do të tentojnë fitoren, për t’iu larguar sa më shumë vendit “Play-Off’ të mbijetesës.

“Sigurisht që jam i kënaqur, aq më tepër që fituan edhe rivalët tanë. Trepikësh me vlera. E nisëm vakët lojën, por filluam të interpretonim më mirë pas minutës së 30-të. Të dy ekipet ishin nën presion, tre pikët kishin rëndësi.

E kishim përgatitur ndeshjen me 2 sulmues. Mund të bëjmë më mirë, por, deri diku, jam i kënaqur. Defekti ynë kryesor ka qenë pësimi i golave. Kemi përmirësuar shumë manovrën mbrojtëse në tre ndeshjet e fundit.

Me një fitore kundër Kukësit mund t’i afrohemi vendit të katërt. Çdo gjë është e mundur, por primare për ne është t’i shpëtojmë zonës së ‘play-out’”, deklaroi trajneri i Teutës. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!