Arabia Saudite rrëzon një raketë balistike në afërsi të kufirit me Jemenin

schedule11:36 - 5 Janar, 2018

schedule 11:36 - 5 Janar, 2018

Arabia Saudite ka rrëzuar një raketë balistike në provincën Naxhran, në afërsi të kufirit me Jemenin. Lajmi është konfirmuar nga media lokale shtetërore në Raid. Më herët rebelët Houthi të Jemenit njoftuan për lëshimin e një rakete kundër regjimit saudit. Mediat vendase bëjnë me dije se nga shpërthimi I saj nuk ka pasur dëme materiale apo persona të lënduar. Rebelët Houthi janë në luftë me qeverinë e Jemenit, që mbështetet nga koalicioni I drejtuar nga Arabia Saudite. Kjo nuk është hera e parë që autoritetet e Riadit rrëzojnë një raketë të nisur nga Jemeni. Vetëm një muaj më parë, rebelët Houthi kishin nisur një raketë balistike kundër pallatit mbretëror të Arabisë Saudite./abcnews.al