Transferimi i 5 herë fituesit të “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo te “gjigandët” arabë të Al-Nassr shkaktoi jo pak “zhurmë” gjatë merkatos së dimrit dhe me afrimin e merkatos së verës ekipet arabe tashmë janë “hedhur” në sulm për të afruar në Kampionatin e tyre lojtarë me eksperiencë e tepër të njohur në futbollin evropian.
Një ndër lojtarët që ka marrë një ofertë për të vazhduar karrierën e tij në Arabinë Suadite është dhe “kollosi” i mbrojtjes së “bluve” të Chelsea, Kalidou Koulibaly, i cili kërkohet nga ekipi, Al-Hilal.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat britanike, arabët i kanë bërë një ofertë konkrete “londinezëve” për kartonin e mbrojtësit senegalez, teksa ende nuk është bërë me dije asnjë detaj rreth kontratës që mund të përfitoj lojtari apo shumë që mund të përfitojnë “blutë” e Chelsea. /i.m /abcnews.al