Arabia Saudite paralajmëron Europën: Mos përdorni asetet e Rusisë për të ndihmuar Ukrainën

schedule15:33 - 10 Korrik, 2024

schedule 15:33 - 10 Korrik, 2024

Arabia Saudite në krah të Rusisë. Sipas raporteve nga agjencia e lajmeve Bloomberg, Riadi mund të përdorë borxhin publik të disa vendeve europiane për ta shtyrë BE-në të mos përdorë fitimet nga asetet e konfiskuara ruse, duke i hequr ato në mënyrë efektive nga Moska dhe duke i investuar në armë për Ukrainën.

Kërcënimi erdhi nga Ministria Saudite e Financave në fillim të këtij viti.

Arabia Saudite mban letra me vlerë të borxhit publik të disa shteteve, përfshirë ato të SHBA-së dhe Francës. Kërcënimi, dërguar ministrave të financave të G7, do të konsistonte në shitjen e këtyre letrave me vlerë, të cilat mund të kenë pasoja spekulative për vendet e përfshira.

Synimi i Riadit, sipas raportimeve të ndryshme të mediave, është të parandalojë BE-në të përdorë fitimet e krijuara nga asetet e Bankës Qendrore Ruse të ngrira në institucionet europiane.

Këto asete do të arrinin në 280 miliardë euro dhe do të gjeneronin fitime deri në 5 miliardë euro në vit. Brukseli, në marrëveshje me G7, ka vendosur t’i përdorë këto fitime për të mbështetur Kievin.

Presioni jo vetëm nga Riadi, por edhe nga Kina do t’i vinte në ndihmë Moskës.

Sipas Bloomberg, në vend të solidaritetit me Rusinë (marrëdhëniet e së cilës janë çimentuar nga anëtarësimi i tyre i përbashkët në klubin e vendeve eksportuese të naftës), ajo që e shtyn Arabinë Saudite është shqetësimi se Perëndimi një ditë mund të përdorë të njëjtën armë për asetet saudite jashtë vendit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!