Arabia Saudite në garë për të mbajtur Kupën e Botës 2034, Edi Rama në mbështetje të sauditëve

schedule21:56 - 6 Tetor, 2023

schedule 21:56 - 6 Tetor, 2023

Maroku do të mbajë Kupën e Botës 2030 së bashku me Spanjën dhe Portugalinë. Pas këtij botërori, Arabia Saudite dëshiron të mbajë eventin pasardhës, pra Kupën e Botës 2034.

Në lidhje me këtë njoftim, kryeministri i vendit tonë, Edi Rama, ka shprehur mbështetjen e Shqipërisë për këtë garë të sauditëve.

Postimi i Edi Ramës

Shqipëria do të mbështesë me kënaqësi Arabinë Saudite për të pritur Kupën e Botës 2034. Jam i bindur që KSA do të mahnisë jo vetëm mbi 3.5 miliardë tifozë të futbollit në mbarë botën, por edhe këdo që ka fatin të marrë pjesë në atë festë të jashtëzakonshme të jashtëzakonshme të sportit më popullor në planet, e cila do të vijë pas zbatimit të Vision 20230 nën udhëheqjen e madhe të Princit të Kurorës, Mohhamed bin Salman Al Saud./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!