Arabia Saudite njoftoi sot nisjen e një fushate për mbledhjen e fondeve për palestinezët e Gazës.
Vetë Mbreti Salman dhuroi 30 milionë rialë (rreth 8 milionë dollarë), ndërsa Princi i Kurorës dhe udhëheqësi de fakto i vendit, Mohammed bin Salman dhuroi 20 milionë rijalë (rreth 5 milionë dollarë), sipas kanalit publik Al-Hebariya.
“Fushata është pjesë e rolit historik të mbretërisë për të qëndruar pranë popullit palestinez në krizat dhe sprovat e ndryshme nëpër të cilat po kalon”, citohet të ketë thënë nga zyrtari Abdullah al-Rabiya, kreu i Qendrës së Mbretit Salman për Ndihmën Humanitare.
Arabia Saudite, shtëpia e vendeve më të shenjta të Islamit, nuk e ka njohur Izraelin dhe i ka dënuar sulmet ndaj civilëve në Gaza.
Para luftës, mbretëria kishte filluar bisedimet me SHBA-në për një normalizim të mundshëm të marrëdhënieve me Izraelin, por bisedimet u pezulluan, tha një zyrtar saudit për AFP në mes të tetorit. Sulmi në tokën izraelite nga militantët e Hamasit, i cili vrau 1400 njerëz dhe rrëmbyen 242 të tjerë, ndodhi më 7 tetor.
Demonstratat janë të ndaluara në mbretëri, ku ndryshe nga vendet e tjera arabe, popullsia e ka të vështirë të shprehë solidaritetin me palestinezët.