Atletico Madrid është shumë i qartë për situatën e Angel Correa.
Sipas “AS”, klubi madrilen do ta lejojë sulmuesin të largohet vetëm nëse arrin një ofertë e konsiderueshme mbi 30 milionë euro.
Skuadrat më të interesuara për të janë ato të Arabisë Saudite. Correa ka një kontratë me Atletico dhe konsiderohet një lojtar i rëndësishëm nga Simeone, prandaj nuk është i gatshëm ta humbasë lehtë, pa fituar nga shitja e kartonit të tij./h.ll/abcnews.al