Arabia Saudite do të dërgojë në Hapësirë astronauten e parë grua

schedule07:51 - 23 Shtator, 2022

schedule 07:51 - 23 Shtator, 2022

Arabia Saudite ka nisur programin e astronautëve dhe udhëtimi i parë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) në vitin 2023 është planifikuar të dërgohet një astronaute grua. Kjo është shumë e e papritur për këtë vend konservator islamik, ku deri në vitin 2018 grave u ndalohej të drejtonin makina. Nëse kjo ndodh, ajo do të jetë astronautja e parë grua nga bota arabe.

Misioni do të kryhet në bashkëpunim me kompaninë amerikane Axiom Space dhe nga anija kozmike e një kompanie tjetër amerikane, Space X. Astronautes do t’i bashkohet një tjetër astronaut saudit dhe dy amerikanë si pjesë e misionit të dytë privat të Axiom në ISS në fillim të vitit të ardhshëm, sipas Reuters.

“Hapësira i përket gjithë njerëzimit dhe kjo është një nga arsyet pse Axiom Space është e kënaqur të fillojë një partneritet të ri me Komisionin e Hapësirës Saudite për të trajnuar dhe dërguar astronautët sauditë në hapësirë, duke përfshirë edhe gruan e parë ”, tha presidenti dhe CEO i kompanisë, Michael Suffredini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!