Prej kohësh tashmë po aludohej për një transferim të mundshëm të mesfushorit portugez, Ruben Neves nga “ujqit” e Wolverhampton, drejt “katalanasve” të Barcelona, mirëpo gjërat kanë marrë një kthesë të papritur.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat britanike, kapiteni i Wolves do të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, me skuadrën e Al-Hilal, që ka arritur akordin me klubin e Premier League mbi bazën e 55 milionë eurove.
Ndërkaq, kujtjomë se prej kohësh tekniku Xavi e kërkonte Neves te Barcelona, teksa e cilësonte 26-vjeçarin portugez si zëvendësuesin perfekt të Sergio Busquets, mirëpo duket se tashmë duhet të gjenjë një opsion tjetër. /i.m /abcnews.al