Arabët e Newcastle në aksion, zbulohen dy goditjet “big”

schedule12:40 - 22 Prill, 2020

schedule 12:40 - 22 Prill, 2020

Ka disa javë që në mediat në Angli raportojnë se Newcastle do të ketë pronarë të rinj në sezonin e ardhshëm. Bëhët fjalë për një grup investitorësh të cilët janë të lidhur me qeverinë e Arabisë Saudite, konkretisht me princin Mohamed Bin Salman. Nëse diçka e tillë do të ndodhë, me siguri që do të kemi një merkato të nxehtë për Newcastle.

Sipas raportimit të “Daily Mirror”, princi do të sigurojë fonde të mjaftueshme për të sjellë në Angli disa nga yjet e futbollit botëror. Sipas gazetës, preferencat e tij janë dy dhe bëhet fjalë për Philippe Coutinho dhe Antoine Griezmann.

Sulmuesi i Bayernit është ende në pronësi të Barcelonës dhe bavarezët nuk do ta blejnë kartonin e brazilianit. Këtu mund të hyjë në lojë princi, i cili nuk do të kursehet dhe pritet t’i ofrojë pagë faraonike fantazistit brazilian.

E njëjta gjë vlen dhe për francezin e Barcelonës. Griezmann ka pasur luhatje të shumta në sezonin e tij të parë me katalanasit dhe një aventurë e re në Premier League mund ta tundojë kampionin e Botës. Megjithëatë, deri më tani këto janë vetëm zëra merkatoje dhe diçka më konkrete pritet në javët në vazhdim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!