Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka preferuar të japë një koment për shpalljen “non grata” nga SHBA për ish-deputetin socialist, Aqif Rakipi.
“Shkoni dhe pyesni Aqif Rakipin. Komenti im është: shkoni dhe pyesni Aqif Rakipin”, tha Berisha, teksa u pyet nga gazetarët në hyrje të Parlamentit.
Sakaq, deputetja Albana Vokshi sqaroi gazetarët se ish-kryeministri do të fliste më vonë.
Lexo edhe: Mes tyre edhe Aqif Rakipi, Blinken reagon pas shpalljes non-grata të politikanëve në Ballkan
Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli sot “non grata” ish-deputetin Aqif Rakipi si dhe biznesmenin Ylli Ndroqi. Goditja e radhës e SHBA, vjen disa muaj pasi në listën e zezë u fut ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij. g.v/abcnews.al