Ekziston mundësia që Apple të ketë ndarë aksidentalisht datën e lançimit të iPhone 12.Shumë përdorues kanë parë një postim test në kanalin në YouTube të Apple për një live stream të planifikuar në datën 10 shtator.
Ka mundësi që kjo të jetë data e zbulimit të iPhone 12, pasi 10 shtatori është edhe data e lançimit të iPhone 11 vitin e shkuar, ndoshta kompania ka vendosur ta përsërisë.
Kjo datë këtë vit do të jetë e mërkurë, ditë jo fort e zakontë për Apple e për më tepër disponibiliteti i iPhone 12 do të shtyhet me disa javë sipas vetë Apple ndaj ka mjaft dyshime për 10 shtatorin.


