Apple vendos “në provë” fabrikën indiane të iPhone

schedule07:00 - 31 Dhjetor, 2021

schedule 07:00 - 31 Dhjetor, 2021

Apple ka vendosur “në provë” një fabrikë iPhone në jug të Indisë pas protestave për helmim nga ushqimi dhe kushtet e jetesës. Një auditim nga Apple zbuloi se dhomat e ngrënies dhe konviktet e përdorura nga punëtorët nuk plotësonin kërkesat. Rreth 250 gra që punonin në fabrikën e Foxconn u helmuan nga ushqimi dhe më shumë se 150 përfunduan në spital sipas mediave lokale.

Kompani Foxconn kërkoi falje për ngjarjen dhe tha se po hetonte situatën raporton “BBC”. Fabrika është mbyllur që nga 18 dhjetori kur nisën protestat. Apple nuk ka specifikuar se çfarë do të thotë të jesh në provë, por në të kaluarën ka refuzuar të vazhdojë bashkëpunimin me fabrika që janë në provë deri në momentin që problemet janë zgjidhur.

Një zëdhënës i Apple tha se kemi zbuluar se disa nga akomodimet e largëta të konvikteve dhe dhomat e ngrënies që përdoren për punonjësit nuk plotësojnë kërkesat tona dhe ne po punojmë me furnizuesin që këto kushte të rregullohen.

Në këtë fabrikë janë të punësuar 17,000 njerëz. Rastet e helmimit nga ushqimi dhe protestat bënë që qeveria e shtetit Tamil Nadu gjithashtu t’i kërkonte kompanisë Foxconn të rishikonte objektet e saj të punëtorëve. Vitin e kaluar, Apple vendosi në provë një partner tjetër prodhues të iPhone pasi shpërthyen protestat e punëtorëve për pagat e papaguara. / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!