Apple prezanton 3 modele të reja iPhone

schedule22:26 - 17 Shtator, 2018

schedule 22:26 - 17 Shtator, 2018

Apple ka përditësuar iPhone X me 3 modele të reja, dy prej të cilëve janë me ekrane më të mëdhenj se 6 inç.

iPhone XS Max është më i madhi, me ekran 6.5 inç. iPhone XS ka të njëjtët elementë me të, ndërsa madhësi ekrani prej 5.8 inç. Ndërkohë që ekrani i iPhone XR, versionit më të lirë, është 6.1 inç.

Një orë e re ‘smart’ u prezantua gjithashtu me funksionin e shtuar të kapjes në kohë të problemeve të rënda shëndetësore, shkruan BBC.

Vjet në këtë kohë, kishte shqetësime se çmimi i lartë fillestar prej 999 paund për iPhone X do të kufizonte blerësit e tij.

Por Apple tha kishte provuar vazhdimisht se iPhone X ka qenë më i kërkuar se modelet e iPhone 8 me çmim më të ulët. Kompanitë e studimit të tregut gjithashtu pohuan se shitja e tij ka qenë më e madhe se ajo e pajisjeve të reja nga kompanitë rivale të Apple.

Kjo ndihmoi Apple të bëhet kompania e parë në botë me një kapitalizim tregu mbi 1 trilion dollarë.

Megjithatë, Huawei i Kinës e arriti atë në aspektin e tregut të përgjithshëm të smartfonëve në tremujorin nga Prilli deri në Qershor, duke e nxjerrë Apple në vendin e tretë.

XS Max do të bëhet telefoni më i shtrenjtë që Apple ka shitur deri tani, me çmimin që varion nga 1 099 paund në 1 449 paund.

XS do të përputhet me koston origjinale të iPhone X, 999 paund deri në 1 349 paund, ndërsa çmimi i XR do të jetë 749-899 paund.

Megjithatë, Apple nuk ka përfshirë kufjet kështu që përdoruesit duhet të paguajnë një tarifë shtesë prej 9 paund.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!