Kompania Apple ka vendosur që ta hapë një dyqan online në Indi, muajin e ardhshëm.
Prodhuesi i iPhone tani i shet produktet e tyre përmes kompanive vendore indiane si Amazon dhe Flipkart.
Lajmin e ka dhënë kryetari ekzekutiv i Apple-s, Tim Cook, i cili ka deklaruar në fillim të këtij viti se Apple do ta hapë dyqanin e parë online në Indi, në vitin 2021.
Apple gjithashtu po krijon disa telefona “inteligjentë” përfshirë iPhone 11, në fabrikat Foxconn dhe Wistron, në dy shtetet jugore indiane./abcnews.al

