Apple ka gati modelin e ri dhe më të lirë të iPhone

schedule15:50 - 24 Janar, 2020

schedule 15:50 - 24 Janar, 2020

Sipas një raporti të ri, Apple do të hedhë në treg në muajin Mars një model të ri, më të vogël dhe më të lirë të iPhone sepse do të kushtojë vetëm 520  dollarë.

Zërat rreth një modeli më të ri nga Apple kanë qarkulluar prej disa muajsh dhe hedhja në treg e këtij modeli të ri është për klientët, që nuk mund të përballojnë dot shifrat e larta për të patur iPhonin e fundit.

Modeli i ri do të ketë ekranin e një iPhone 11 prej 4.7 inç dhe pamjen e një iPhone 8. Ky konsideroset si një iPhone 9 dhe është telefoni i parë i lirë i Apple, që nga iPhone SE në vitin 2016./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!