Apple i surprizon të gjithë, gati 5 iphone për vitin 2020

schedule14:57 - 3 Janar, 2020

schedule 14:57 - 3 Janar, 2020

Është zbuluar se kompania do të nxjerrë në treg 5 iPhone të rinj.

Sipas Digitimes, gjigandi i teknologjisë do prezantojë iPhone e ri të quajtur “iPhone SE2” në fillim të vitit 2020.

‘Apple pritet të lëshojë 5 pajisje iPhone në vitin 2020, katër modele OLED dhe dy LCD’, iPhone SE 2 gjithashtu raportohet se do të quhet iPhone 9.

Sipas burimeve Apple ka marrë porosi për dy pajisje të ndryshme LCD pasi Chipbound i bën dërgesat për ekranet LCD.

Kjo ka nxitur thashethemet se kompania mund të jetë duke planifikuar për të prodhuar një iPhone 9 të dytë më vonë gjatë vitit, mbase iPhone SE 2 Plus, ose iPhone 9 Plus./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!