Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Apolonia me qendër të re stërvitore, nisin punimet

schedule14:20 - 7 Gusht, 2020

schedule 14:20 - 7 Gusht, 2020

Apolonia do të marrë pjesë në Superiore sezonin e ardhshëm. Klubi fierak është model dhe një punë të madhe e bëjnë edhe me moshat. Sigurisht infrastruktura është e rëndësishme dhe në Fier nuk mendojnë vetëm për stadiumin e ri.

Kryebashkiaku Armand Subashi ka zbuluar edhe planin e Bashkisë Fier, për të investuar në ndërtimin e një qendre stërvitore në stadiumin “Loni Papuçiu”. Punimet kanë nisur dhe ajo qendër do e ndihmojë shumë ekipin e Apolonisë.

“Pjesa veriore e stadiumit ‘Loni Papuçiu’, së shpejti do të kthehet në një qendër stërvitore multi-funksionale dhe me standard bashkëkohor”, shkruan Subashi, ndërkohë që ka postuar edhe foto nga terreni ku punohet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!