Apolonia, matematikisht në Superiore. Fierakët kanë fituar derbin e Myzeqesë në Lushnjën me shifrat 1-2 dhe tani mendojnë për sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit shqiptar.
Skuadra e Artan Mergjyshit kishte udhëtuar drejtori Lushnjës me objektiv të qartë dhe shënoi që në pjesën e parë me Gjatën, sulmuesin që ka spikatur këtë sezon. Më pas Mihana dyfishoi dhe për fierakët gjërat u bënë më të lehtë.
Pepa për vendasit ngushtoi shifrat, por Lushnja nuk ia doli dot të shënonte golin që do të shmangte humbjen në derbi.
Ndeshja tjetër – Pogradeci ka përfituar nga humbja e Lushnjës në shtëpi me Apoloninë dhe ka marrë sërish vendin e dytë. Liqenorët e kishin detyrim triumfin me Besën dhe ia kanë dalë të triumfojnë me rezultatin e pastër 2-0.
Topllari, që në minutën e 10-të ndëshkoi skuadrën kavajase. Me këtë gol u mbyll pjesa e parë dhe Pogradeci e nisi me vrull të dytën, duke dyfishuar me Shkulakun në të 53-n minutë. Gol qetësie ky, që nuk u pasua me të tjetër dhe ndeshja u mbyll 2-0. /abcnews.al