Apokalips në Francë, dita bëhet natë për disa minuta

schedule17:21 - 21 Qershor, 2021

schedule 17:21 - 21 Qershor, 2021

Një stuhi me intensitet të lartë goditi gjatë të shtunës pasdite veriun e Francës duke e “kthyer” ditën në natë.

Shërbimi kombëtar meteorologjik në Francë, Meteo Francë e cilësoi ditën si më të errëtën e vitit ndërsa retë e zeza mbuluan qiellin. Të total, u regjistruan më shumë se 44,000 goditje rrufesh.

Reshje të dendura shiu pati në disa zona si në qytetin e Reims, ndërsa Meteo France paralajmëroi kushte të vështira moti në më shumë se 20 zona në Francën veriore dhe lindore. s.b/abcnews.al/