“Aplikova në një nga universitetet më të mira të Italisë”, regjisorja: Nuk e mendoja se do fitoja, ja çfarë ndodhi

schedule11:40 - 21 Shkurt, 2024

schedule 11:40 - 21 Shkurt, 2024

Regjisorja, Ada Gurra ka zbuluar në emisionin “Pas Mesnate” se si ndryshoi rrjedha e karrierës së saj, nga muzika te regjia.

Mes shumë emocionesh, ajo tregoi se pasi kishte mbaruar studimet për kanto, nuk e gjente veten aty dhe vendosi të largohej drejt Italisë te bashkëshorti i saj aktual, për të ndjekur studimet për ‘Regji opere”.

Ada theksoi se kurrë nuk ia kishte marrë mendja që do të studionte në një shkollë të tillë, me emrat më të njohur në Itali, por që falë mbështetjes së bashkëshortit ia doli.

“Kur kam mbaruar Universitetin e Arteve, bëra diplomën, e mbarova dhe në fund po darkonim me prindërit dhe unë aty i plas një bomb prindërve të mi. Edhe i them, kjo nuk është rruga ime, unë isha në skenë, por nuk u ndjeva e lumtur. Kjo do të thotë që nuk është rruga ime. Në atë moment pati një mospranim nga prindërit sepse është normale, gjithë ato vite investim dhe pedagogët me të cilët unë punoja flisnin fjalë shumë të mira, isha studente ekselente. Në atë periudhë, unë isha njohur me tim shoq, ai jetonte në Itali dhe unë i them ‘Altin unë do të vijë në Itali’ dhe shkoj në Itali mbasi mbarova shkollën. Edhe futem të kërkoj diçka, pasi nuk e shihja të ardhmen time të shkëputur nga opera, nga muzika klasike. Edhe bëj kërkesën e regjisë së operas, më del në Verona, ne jetonim në Bergamo, i fejuari im në atë kohë. Unë regjistrohem pa i thënë asgjë. Masteri kishte një kosto ekonomike jo të ulët dhe ai vjen në darkë dhe unë i them. Kjo ka ndodhur në korrik, po e dija që nuk do më merrnin, ndërkohë, në nëntor më vjen email-i, ‘Urime, jeni pranuar’. Ka qenë një ndër herët e para në jetën time, që kam qarë nga gëzimi. Deri në atë moment nuk e kisha kuptuar që ajo ishte diçka flinte brenda meje”, tha Ada e emocionuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!