Aplikimi për lotarinë amerikane, ambasada publikon udhëzimin e radhës për qytetarët

schedule10:48 - 14 Tetor, 2020

schedule 10:48 - 14 Tetor, 2020

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë këtë të mërkurë ku kanë kaluar 7 ditë nga fillimi i aplikimit të litarisë amerikane publikon një tjetër udhëzim për të gjithë aplikuesit.

Sipas një postimi të postuar në Facebook, ambasada njofton të interesuarit që pas aplikimit të ruajnë numrin e tyre të konfirmimit në mënyrë të tillë që më pas kur të dalin përgjigjet, të kontrollojnë statusin e tyre.

“Po planifikoni të aplikoni për Lotarinë Amerikane 2022? Ruani numrin tuaj të konfirmimit. Do t’ju duhet për të kontrolluar statusin e aplikimit tuaj. Lexoni udhëzimet e plota këtu: http://ow.ly/gfK650BFqrt”, shkruan ambasada.

 

Ndërkohë regjistrimet për programin e Lotarisë Amerikane 2020 do të jenë të hapura nga data 7 tetor 2020 deri më 10 nëntor.e.su./abcnews.al

🇦🇱 | Po planifikoni të aplikoni për Lotarinë Amerikane 2022? Ruani numrin tuaj të konfirmimit. Do t’ju duhet për të…

Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Mittwoch, 14. Oktober 2020