Aplikimi për fermerët më 20 mars. Fondi në total 3.3 miliardë lekë

schedule14:02 - 9 Mars, 2023

schedule 14:02 - 9 Mars, 2023

TIRANË – 3.3 miliardë lekë janë vendosur në dispozicion të fermerëve shqiptare.

Zv.ministri i Bujqësisë, Enio Civici shpjegon se aplikimi për fermerët shqiptarë do të hapet më 20 mars dhe do të zgjasë deri më 11 prill 2023.

Nga mbështetja financiare pritet të përfitojnë disa kategori ndërsa në fokus do të jenë blegtoria,perimet e serave,nafta dhe bletaria.

Kusht kryesor për të përfituar nga subvencionet është  regjistrimi i fermerëve dhe paisja e tyre me NIPT. Sektori bujqësor pritet të mbështet  po ashtu edhe nga fondet e Bashkimit Europian.

Aplikimet nga fermerët do të realizohen online në mënyrë që procesi të jetë sa më transparent. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!