Ka hyrë në fuqi bonus malus, ose thënë ndryshe sistem i cili rregullon nivelin e primit të sigurimit të automjetit, bazuar në historikun e dëmeve të të siguruarit. Ndëshkim apo shpërblim kjo do të jetë rregullorja për të gjithë përdoruesit e automjeteve nga viti 2025.
Lidhur me këtë është diskutuar këtë të premte në emisionin “Sheshi i Dollarit” mes Xhevdet Kopanit nga Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, Fatbardha Hebovija nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe inxhinierit Artur Sulçe.
Ata u shprehën se rregullorja është bazuar nga shumë vende të rajonit dhe Bashkimit Europian dhe parashikon që të shoferi të tregohet më i kujdesshëm kur t’i jap mjetit.
Sipas tyre, frekuenca e dëmeve varion deri në 5%, pra rreth 95% e drejtuesve të mjeteve do të përfitojnë nga aplikimi i këtij sistemi.
Kopani: Eksperti e di shumë mirë atë punë, sepse merret me rastet e dëmeve dhe janë me qindra rastet kur një pronar i pakujdesshëm ia jep një personi që është pre e alkoolit, pre e drogës, ose i pakujdesshëm dhe shkakton aksident.
Sulçe: Në parimin tonë është një gjë, kodi civil ka tre mënyra për të dhënë një mjet në përdorim. Një me mirëbesim, dy ta jap me letra dhe tre, ta jap pa letra. Si do ta paguajmë ne nesër këtë bonus malus?
Kopani: Asnjë nuk të pengon ty që t’ia japësh as djalit dhe as bashkëshortit.
Hebovija: Rregullorja ka parashikuar këtë gjë që unë të tregohen e kujdesshme kur t’ia jap mjetin personit. Mua nuk ma ndalon ligji që t’ia jap mjetin, por ama do të tregohem e kujdesshme, sepse në qoftë ai shkakton aksident, unë do të ndëshkohem për aksidentin e shkaktuar.
Kopani: Zgjidhja në këtë formë, është mbështetur në përvojën e vendeve të rajonit dhe botës. Mbi këtë bazë është nisur.
Hebovija: Frekuenca e dëmeve varion deri në 5%, pra rreth 95% e drejtuesve të mjeteve do të përfitojnë nga aplikimi i këtij sistemi. Dua të theksoj se diçka, edhe kur është hartuar rregullorja, është hartuar me eskpertë në konsulencë, edhe bazuar në legjislacionin e disa vendeve, qoftë të rajonit dhe BE./abcnews.al