Policia italiane ka finalizuar një operacion që ka çuar në arrestimin e një shqiptari për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Autoritetet sekuestruan një kilogram kokainë të pastër, e gatshme për t’u ndarë dhe për t’u hedhur në treg.
Përveç shqiptarit, në pranga ra edhe një maqedonas, por emrat e tyre nuk janë zbuluar.
Droga ishte e fshehur në komunën e Ocre-s, pak kilometra larg kryeqytetit italian.
Hetimet kundër dy të arrestuarve kishin nisur pas denoncimve të qytetarëve italiane në aplikacionin e policisë, “YouPol”.
Dy shpërndarësit kishin krijuar zonat e tyre të shpërndarjes së kokainës në L’Aquila në fshatrat Bazzano, Paganica dhe në lokalitetin Sant’Elia./abcnews.al