Është firmosur kontrata për aplikacionin italian të gjurmimit të të infektuarve me koronavirus. Zgjedhja e qeverisë italiane është projektuar nga Bending Spuns. Aplikacioni do të quhet “Immuni”
Sipas autoriteteve italiane është një shtyllë e rëndësishme në menaxhimin e fazës pasardhëse të emergjencës. Eksperimenti fillimisht do të aplikohet në disa rajone dhe më pas do të shtrihet dhe në vende të tjera.
Aplikacioni do të funksionojë me anë të Bluetooth, nga një distancë e shkurtër, pothuajse njësoj si ajo e personave që respektojnë distancimin social. Nëse dy aparate celularë afrohen deri në atë pikë sa të lidhen me bluetooth do të thotë se të dy personat kanë qendë shumë pranë rrezikur të Covid 19.
Menjëherë pas aktivizimit aplikacioni nis të memorizojë kodet identifikuese anonime me të cilat hyn në kontakt. Nëse një person rezulton të jetë i prekur nga Covid 19, operatori shëndetësor merr kodin të cilin mund të shkarkojë nga serveri qendror të dhënat e aplikimit të pacientit, dhe si rrjedhojë personat me të cilët ai ka pasur një kontakt të afërt. Serveri në atë pikë llogarit rrezikun e infektimit në bazë të afërsisë dhe kohëzgjatjes së kontaktit e si pasojë shpërndan lajmërimet duke dërguar mesazhe në celularët e personave që mendohet të jenë të rrezikuar
Funksioni i dytë i rëndësishëm i Imuni është ditari klinik. Një dosje që përmban informacione të rëndësishme të pronarit të celularit: gjininë, moshën, sëmundje të mundshme, dhe ilaçet që mund të ketë marrë. Që më pas përditësohet nëse ka prani të Kovid 19 me simptoma, gjendje shëndetësore dhe terapi.