Aplikacioni më i ri në Izrael, do shpërblejë me monedha virtuale vullnetarët për mbledhjen e mbeturinave

schedule15:46 - 11 Nëntor, 2021

schedule 15:46 - 11 Nëntor, 2021

Qeveria izraelite ka lançuar një aplikacion për të inkurajuar qytetarët që të jenë më miqësorë me mjedisin, duke i shpërblyer ata me para ndërsa mbledhin mbeturinat, shkruan euronews

Të gjithë ata që pastrojnë vullnetarisht rrugën apo ambientin ku jetojnë, dhe mbushin një çantë me mbeturina, fitojnë monedha virtuale me të cilat mund të kryejnë blerje në kompani apo markete që janë bërë pjesë e kësaj nisme.

Me pak fjalë mbeturinat transformohen në para virtuale. Për çdo qese të mbushur fitohen 10 monedha të pastra. Me monedhat e pastra, si quhen paratë virtuale, mund të kryhet çdo lloj blerjeje në kompanitë apo marketet të cilat janë bërë pjesë e kësaj nisme.

Programi synon inkurajimin e qytetarëve izraelitë që të mbledhin mbeturinat në një vend që klasifikohet si nga prodhuesit kryesorë të mbeturinave./abcnews.al